Kritikohet SBASHK-u: Kërcënimi me ndërprerje të mësimit, është i padrejtë ndaj fëmijëve, pagat duhet të rriten

23.04.2022

Po ashtu, nga SBASHK-u përpos Ligjit të pagave, po kërkojnë që nga muaji prill t’u paguhet shtesa prej 100 euro të gjithë punëtorëve në sistemin arsimor deri në aprovimit të këtij ligji. SBASHK-u kishte deklaruar se greva në mësim do të ketë nga data 20 prill, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasiqë […]

Kritikohet SBASHK-u: Kërcënimi me ndërprerje të mësimit, është i padrejtë ndaj fëmijëve, pagat duhet të rriten Foto: Ilustrim

Po ashtu, nga SBASHK-u përpos Ligjit të pagave, po kërkojnë që nga muaji prill t’u paguhet shtesa prej 100 euro të gjithë punëtorëve në sistemin arsimor deri në aprovimit të këtij ligji.

SBASHK-u kishte deklaruar se greva në mësim do të ketë nga data 20 prill, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasiqë së fundmi është mbajtur mbledhja e Këshillit të kësaj sindikate, ku gjatë kësaj mbledhje është vendosur që Qeverisë së vendit t’i jepet edhe një javë afat për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja ka thënë se, ndonëse greva është mjet i ligjshëm, por kërcënimi me greva e ndërprjerje të procesi mësimor është i papranueshëm e i padrejtë ndaj fëmijëve.

“Greva është mjet i ligjshëm sindikal, mirëpo kërcënimi me grevë në ndërprerje të procesit mësimor, në këtë kohë pas më se dy vite të një mësimi të cunguar në pandemi është i papranueshëm dhe i padrejtë ndaj fëmijëve pikë së pari”, ka thënë ai për lajmi.net.

Tutje, ai shtoi se, sipas tij, askush nuk mund të argumentoj për ndërprerjen e mësimit vetëm për shkak të një shujte dhe se rritja e pagave duhet të bëhet për të gjithë sektorët.

“Nuk besoj që dikush mundet të argumentoj në favor të ndërprerjes së mësimit për arsye të një shujte. Rritje e pagave si reagim ndaj rritjes se çmimeve duhet të vije për të gjithë sektorët e pa përjashtim”, shtoi Qehaja.