Dhuna në shkollat e Kosovës vazhdon të jetë në rritje dhe shqetësuese

Dhuna në mes të bashkëmoshatareve në shkollat e Kosovës vazhdon të jetë në rritje dhe shqetësuese. Organizatat për mbrojtjen e fëmijëve po vlerësojnë se institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë me shumë në këtë drejtim.

Dhuna në shkollat e Kosovës vazhdon të jetë në rritje dhe shqetësuese

Ndërkohë, Ministria e Arsimit, ditë me parë ka bërë të ditur se bashkë me të gjithë përfaqësuesit e fëmijëve dhe institucionet përgjegjëse  kanë  iniciuar themelimin e Forumit Nacional për përcjelljen e situatës së sigurisë në shkolla.

Gjatë këtij viti shkollor në Kosovë janë shënuar qindra raste të dhunës në mes të nxënësve në shkolla. 


Bukureza Surdulli nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, në një përgjigje për Radio Kosovën, tha se në vendin tonë siguria në shkolla viteve të fundit ka shënuar rënie dhe për këtë arsye ka rritje të rasteve të dhunës..

“Sipas të dhënave dhe diskutimeve qe kemi pasur me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse është raportuar se viteve të fundit është rritur dhuna në shkolla ku shpesh herë po përfundojnë edhe me fatalitet. Kjo tregon se është ulur niveli i sigurisë në shkolla.

Në lidhje me këtë ne si KOMF se bashku me komisionin për Arsim jemi duke shqyrtuar mundësinë të marrim masa bashkërisht në mënyre që të iniciojmë diçka në Kuvendin e Kosovës për të parandaluar dhunën në shkolla”, tha ajo.

Ndërkaq, Rinor Qehaja nga Instituti Edguard tha se rastet e dhunës në shkolla duhet të trajtohen nga personat dhe institucionet përgjegjëse për arsye se  shumë lehtë mund të përshkallëzohet deri në fatalitet.

“Dhuna në shkolla ka trajta të ndryshme, dhe reagimi duhet të jetë shumë individual për secilin rast. Për këtë nevojitet një komunitet i përkushtuar i shkollës, që ka përkrahje institucionale. Ka disa faktorë që e bëjnë një shkollë më të sigurt, dhe ka plotë shkolla në vend që kanë dëshmuar se kjo është e arritshme. Mirëpo, duhet të kuptojnë që problemi nuk është i kufizuar dhe as nuk zgjidhet nga një hisedar i vetëm, por duhet një përfshirje konsistente dhe e strukturuar ndërinstitucionale në të gjitha nivelet”, tha ai për RadioKosovën.

E, për ta përmirësuar këtë gjendje, Ministria e Arsimit, ka iniciuar themelimin e Forumit Nacional për përcjelljen e situatës së sigurisë në shkolla. Këshilltarja për media në këtë Ministri, Iliriana Pylla, në një përgjigje tha se ky forum ka për qëllim që të ketë bashkëpunim ndërinstitucional për rritjen e sigurisë në shkolla.

“Ky Forum do të formalizohet në qershor, dhe ka për qëllim bashkërendimin ndërinstitucional e shumëpalësh për zbatim të politikave të sigurisë, parandalimit të dhunës, mbrojtjes së fëmijës, ngritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të shëndetshëm të tyre”, tha ajo.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë