Krasniqi: Punëtorët shëndetësor meritojnë paga më të dinjitetshme

22.09.2020

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka njoftuar para kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, i cili qëndron për vizitë në SHSKUK për vështirësit e sfidat gjatë kësaj kohe të pandemisë. Krasniqi tha se falë donacioneve të ndryshme si ato lokale dhe të organizatave të shteteve mike, […]

Krasniqi: Punëtorët shëndetësor meritojnë paga më të dinjitetshme Foto: Ilustrim

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka njoftuar para kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, i cili qëndron për vizitë në SHSKUK për vështirësit e sfidat gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Krasniqi tha se falë donacioneve të ndryshme si ato lokale dhe të organizatave të shteteve mike, kanë ndihmuar jashtëzakonisht insitucionet shëndetësore.

Ai theksoi se janë duke i bërë përgatitje në rast se virusi shfaqet edhe vazhdon prezencën edhe gjatë dimrit, duke akomoduar e duke rivitalizuar pjesë të ndryshme të objekteve shëndetësore.

Kreu i Shërbimit, Klinik dhe Universitar ka kërkuar nga qeveria, që punëtorëve shëndetësor që tu krijohen kushte më të mira për punë.

Ai theksoi se punëtorët shëndetësor, meritojnë paga më të dinjitetshme.