Krahasuar me nëntorin e 2020’s, këtë vit rritet eksporti i mallrave për 54.4%

23.12.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor 2021. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 38.9% në muajin nëntor 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në […]

Krahasuar me nëntorin e 2020’s, këtë vit rritet eksporti i mallrave për 54.4% Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor 2021.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 38.9% në muajin nëntor 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 361.1 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 259.9 milion Euro në vitin 2020. Eksporti mbulon importin me 16.4%.

Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2021 kishte vlerën 70.6 milion Euro, ndërsa importi 431.8 milion Euro, që është një rritje prej 54.4% për eksport dhe 41.2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit e përbëjnë: 26.6% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 23.9% artikujt e ndryshëm të prodhuar; 12.5% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.9% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.2% produktet minerale; 3.9% produktet bimore; 3.0% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import e përbëjnë: 14.1 produktet minerale; 13.7% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 13.5% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.5% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.7% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.7% mjetet e transportit; 6.1% produktet e industrisë kimike, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 19.3 milion Euro, ose rreth 27.3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 18.1%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9.8%), Italia (3.7%), Bulgaria (2.5%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 190.0 milion Euro, ose 44.0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 39.0%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.7%), Italia (8.0%), Greqia (4.2%), Sllovenia (4.1%), etj.

Në muajin nëntor 2021, eksportet e Kosovës me vendet E CEFTA-së arritën në 24.5 milion euro, ose 34.8% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 35.4%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Shqipëria (13.0%), Maqedonia e Veriut (12.0%), Serbia (6.0%), dhe Mali i Zi (2.9%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së, në muajin nëntor 2021, arritën në 85.2 milion Euro, ose 19.7% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 32.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (6.7%), Serbia (6.6%), dhe Maqedonia e Veriut (5.1%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 26.7 milion Euro, ose 37.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (20.2%), dhe Zvicra (7.5%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 156.6 milion Euro, ose 36.3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13.2%) dhe Kina (9.3%).