KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar komune

03.11.2021

Ndërsa, më 28 tetor, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 38 Komunave. Në këtë certifikim nuk u përfshinë rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të 4 Komunave: Podujevë, Shtime, Ferizaj dhe Kllokot. Sipas njoftimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në këtë institucion janë paraqitur ankesa për […]

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar komune Foto: Ilustrim

Ndërsa, më 28 tetor, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 38 Komunave.

Në këtë certifikim nuk u përfshinë rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të 4 Komunave: Podujevë, Shtime, Ferizaj dhe Kllokot. Sipas njoftimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në këtë institucion janë paraqitur ankesa për rezultatin përfundimtar në këto komuna.

Sipas këtyre rezultateve, në Komunën e Suharekës, kandidati i AAK-së, Bali Muharremaj ka fituar mandatin për kryetar me 14,483 vota apo 51.30%, duke lënë pas Ardian Shalën e LDK-së me 8,629 vota apo 30.57%.

Ndërkaq, i treti renditet Salih Zyba i LVV-së me 2,690 vota apo 9,53% dhe i katërti renditet Murtez Zekolli i PDK-së me 2,428 vota apo 8.60%.