KPK rizgjedh Blerim Isufajn kryeprokuror të Prokurorisë Speciale 

11.12.2023

Blerim Isufaj është rizgjedhur edhe për një mandat tjetër në krye të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e mbajtur të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin nga KPK-ja. Këshilli me 9 vota për dhe 1 kundër zgjodhi Isufajn për kryeprokuror të PSRK-së. Mandati i tij është 4 […]

KPK rizgjedh Blerim Isufajn kryeprokuror të Prokurorisë Speciale  Foto: Ilustrim

Blerim Isufaj është rizgjedhur edhe për një mandat tjetër në krye të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e mbajtur të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin nga KPK-ja.

Këshilli me 9 vota për dhe 1 kundër zgjodhi Isufajn për kryeprokuror të PSRK-së.

Mandati i tij është 4 vjeçar dhe fillon nga 1 janari 2024.

“Këshilli me nëntë vota për zgjedh Blerim Isufajn Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale me mandat 4-vjeçar, duke filluar nga 1 janari 2024”, tha kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku.