PDK paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për KPK-në dhe Komisionin e Pavarur të Mediave
11.07.2024
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka paralajmëruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese dy ligjeve që sot ka miratuar mazhoranca.
Foto: Ilustrim
Bëhet fjalë për Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të mediave.
Tahiri në Facebook ka shkruar se kësisoj do të sigurohen për respektiomin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.