Kosovarët të cilët kanë shkuar në Gjermani dhe u ka skaduar viza apo pasaporta nuk do të penalizohen

17.03.2020

Kosovarët të cilët kanë shkuar në Gjermani dhe u ka skaduar viza apo pasaporta por nuk mund të kthehen në Kosovë për shkak të masave që ka marrë Qeveria e Kosovës si pasojë e pandemisë së koronavirusit nuk duhet të shqetësohen. Kështu ka thënë në mbrëmjen e së mërkurës ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë […]

Kosovarët të cilët kanë shkuar në Gjermani dhe u ka skaduar viza apo pasaporta nuk do të penalizohen

Kosovarët të cilët kanë shkuar në Gjermani dhe u ka skaduar viza apo pasaporta por nuk mund të kthehen në Kosovë për shkak të masave që ka marrë Qeveria e Kosovës si pasojë e pandemisë së koronavirusit nuk duhet të shqetësohen.

Kështu ka thënë në mbrëmjen e së mërkurës ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

Gjatë një lidhjeje me Skype, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, Cufaj ka thënë se askush nuk do të penalizohet, përkundër skadimit të vizave – për shkak të bllokadës nga pandemia e koronavirusit.

Cufaj ka thënë se ambasada e Kosovës në Gjermani, por edhe konsullatat, do të jenë në shërbimin e tyre për t’ua lehtësuar procedurat para kthimit në vendlindje, sapo një gjë e tillë të jetë e mundshme.

Etiketat