Kosovarët hezitojnë t’i paguajnë tatim shtetit: Borxhi ndaj ATK-së shkon mbi 533 milionë euro

03.01.2024

Borxhi që bizneset vendore e kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës e ka kaluar gjysëm miliard euro. Kështu ka bërë të ditur Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse në ATK. “Vlera e borxheve që bizneset kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës që nga themelimi i institucionit e deri më tani është 533.6 milion euro”, ka thënë ajo për […]

Kosovarët hezitojnë t’i paguajnë tatim shtetit: Borxhi ndaj ATK-së shkon mbi 533 milionë euro Foto: Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)

Borxhi që bizneset vendore e kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës e ka kaluar gjysëm miliard euro.

Kështu ka bërë të ditur Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse në ATK.

“Vlera e borxheve që bizneset kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës që nga themelimi i institucionit e deri më tani është 533.6 milion euro”, ka thënë ajo për lajmin.

Ndryshe, ATK gjatë vitit 2023 ka arritur të mbledhë 120 milionë euro më shumë se në vitin e kaluar.

“Ai përmendi që në muajin e kaluar janë lansuar tri shërbime të reja elektronike, siç janë: udhëzuesi interaktiv, aplikacioni i denoncimeve, si dhe kalkulatori tatimor. Tutje, para mediave u prezantua efekti i monitorimit strikt të sektorëve me risk tatimor, siç është gastronomia ku të hyrat e inkasuar janë rritur për 27.2 milion euro, apo rreth 7 milion më shumë se viti i kaluar. Trajektorja e suksesit kap edhe pagesat nga këngëtaret, që është 2.7 milion euro nga 1.7 milion euro sa ishte në vitin 2022”, ka thënë drejtori Ilir Murtezaj, citohet në një komunikatë të ATK-së.