Kosova teston sërish cilësinë e arsimit në PISA
Si në vitet e kaluara që Kosova kishte vendosur t’i nështrohet testit PISA për nxënësit, edhe kësaj here ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka vendosur që vendi jonë t’i nështrohet për herë të tretë testit ndërkombëtar. PISA, apo Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, është një studim mbarëbotëror i Organizatës për Bashkëpunim […]
Si në vitet e kaluara që Kosova kishte vendosur t’i nështrohet testit PISA për nxënësit, edhe kësaj here ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka vendosur që vendi jonë t’i nështrohet për herë të tretë testit ndërkombëtar.
PISA, apo Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, është një studim mbarëbotëror i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në vendet anëtare dhe joanëtare, i cili ka për qëllim vlerësimin e sistemeve arsimore.
Ky test e ka nxjerrë Kosovën gati në fund të listës botërore në vitin 2015 dhe në vitin 2018.
Rezultatet e testit të parë janë publikuar në vitin 2016, kur Kosova është radhitur në vendin e 68-të, në mesin e 72 vendeve që kanë marrë pjesë në test.
Rezultatet e testit të dytë janë publikuar më 2019, me Kosovën në vendin e 77-të, në mesin e 79 vendeve që i janë nënshtruar vlerësimit.
Njohës të fushës së arsimit në Kosovë thonë se nuk presin rezultate të mira në testin e ardhshëm, marrë parasysh mënyrën sesi është zhvilluar mësimi këtë vit dhe vitin e kaluar.
Për shkak të pandemisë, në disa periudha, mësimi është mbajtur online ose me orar të shkurtuar.
MASHTI: Mësimi online, jo i kënaqshëm
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Kosova do të marrë pjesë në testin PISA më 2022, por zyrtarë të saj pranuan se procesi arsimor, sidomos gjatë dy vjetëve të fundit, nuk ka qenë i kënaqshëm.
“Gjatë pandemisë ka pasur çrregullime të shumta të procesit mësimor, gjë që ka rezultuar me humbje të konsiderueshme mësimore”, tha zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci.
Sipas tij, situata mund të përkeqësohet në muajt e mbetur të këtij viti shkollor, varësisht situatës epidemiologjike, andaj, shtoi ai, është “shumë e vështirë” të parashikohet se cili do të jetë ndikimi i pandemisë në rezultatet e testit PISA./REL/