Kosova me mungesë të mjekëve, Zemaj kërkon nga Ramë Likaj që të rritet numri i studentëve të mjekësisë

15.11.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga Ministri i Arsimit, Ramë Likaj që numri i studentëve të mjeksisë në Kosovë të rritet, për arsye se ka mungesë të mjekëve. ”Për arsye se kemi më së paku mjek për numrin e popullsisë, duke qenë të tejngarkuar mjekët me shërbime brenda orarit të punës, me qëllim […]

Kosova me mungesë të mjekëve, Zemaj kërkon nga Ramë Likaj që të rritet numri i studentëve të mjekësisë Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga Ministri i Arsimit, Ramë Likaj që numri i studentëve të mjeksisë në Kosovë të rritet, për arsye se ka mungesë të mjekëve.

”Për arsye se kemi më së paku mjek për numrin e popullsisë, duke qenë të tejngarkuar mjekët me shërbime brenda orarit të punës, me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe sasisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët, për shkak të mungesave të krijuara nga kuadri që po largohet nga sistemi dhe arsyet tjera, kam kërkuar shtimin e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë.Këtë kërkesë emergjente ia kam adresuar Ministrit të Arsimit, z. Likaj, tek kryetari i këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës, z. Bajra, tek rektori i Universitetit të Prishtinës, z. Sahiti dhe tek znj. Manxhuka Kërliu, dekane e Fakultetit të Mjekësisë, për rritje të numrit të studentëve më Fakultetin e Mjekësisë për vitin akademik 2020/2021” ka njoftuar Zemaj.

Zemaj tutje thekson se rritja e numrit të mjekëve është interes nacional.

”Kjo rritje mundëson rritjen e shërbimeve shëndetësore adekuate dhe profesionale, Zëvendësimin e profesionistëve shëndetësor të moshuar dhe pensionuar, Plotësimin e boshllëkut të krijuar nga ikja e profesionistëve nga vendi, Mundësimin e zhvillimit dhe qëndrimit të tyre në vend, përmes krijimit të kushteve të bërë tanimë nga MSh me dhënien e specializimeve për të gjithë profesionistët. Madje, konsideroj se rritja e numrit të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, është interes nacional!” thotë tutje Zemaj.