Kosova i del krah Izraelit, ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit

16.05.2021

Konflikti mes Izraelit dhe autoriteteve të Palestinës, përkatësisht Hamasit që prej disa ditësh është përshkallëzuar, duke shkaktuar numër të lartë të viktimave. Lidhur me këtë konflikt, Qeveria e Kosovës, rrjedhimisht nga Ministria e Punëve të Jashtme me anë të një reagimi ka thënë se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit. Si […]

Kosova i del krah Izraelit, ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit Foto: Ilustrim

Konflikti mes Izraelit dhe autoriteteve të Palestinës, përkatësisht Hamasit që prej disa ditësh është përshkallëzuar, duke shkaktuar numër të lartë të viktimave.

Lidhur me këtë konflikt, Qeveria e Kosovës, rrjedhimisht nga Ministria e Punëve të Jashtme me anë të një reagimi ka thënë se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit.

Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2,000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, ka reaguar MPJ.

Sot është dita e shtatë e konfrontimeve mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë në Gaza.

Që nga fillimi i luftimeve të paktën 148 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve palestinezë, dhe Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë.