Kosova i bashkohet ShBA-së dhe Evropës me sanksione ndaj Rusisë

25.02.2022

Këto sanskione, masa ndëshkuese vijnë pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, e cila kishte filluar dje e po vazhdon edhe sot. Ky vendim pritet të merret në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Kryeministri […]

Kosova i bashkohet ShBA-së dhe Evropës me sanksione ndaj Rusisë Foto: Ilustrim

Këto sanskione, masa ndëshkuese vijnë pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, e cila kishte filluar dje e po vazhdon edhe sot.

Ky vendim pritet të merret në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk është kjo hera e parë që Kosova i vë sanksione Rusisë.

Kurti theksoi se kanë vendosur që të miratojnë një pako sanksionesh, në bashkërendim me botën e lirë dhe paqedashëse.