Kosova dhe Maqedonia e Veriut forcojnë bashkëpunimin, nënshkruajnë tri marrëveshje të reja
Janë nënshkuar tri marrëveshje të reja në mes Kosovës dh Maqedonisë së Veriut
Në një hap drejt thellësimit të marrëdhënieve bilaterale, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot tri marrëveshje të rëndësishme në fushën e energjisë, arsimit dhe lëvizjes së lirë. Këto marrëveshje, të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga janari i vitit 2025, janë rezultat i një takimi të përbashkët të qeverive të dy vendeve, të mbajtur në Prishtinë.
Kryeministrat e të dy vendeve, Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski, shprehën kënaqësi për këtë arritje dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Kurti e cilësoi këtë bashkëpunim si “familjar”, duke theksuar lidhjet e forta historike dhe kulturore që bashkojnë dy popujt.
Marrëveshjet e nënshkruara:
- Marrëveshje në fushën e energjisë: Kjo marrëveshje ka për qëllim shfrytëzimin më të mirë të burimeve të përbashkëta energjetike dhe forcimin e sigurisë energjetike të të dy vendeve.
- Marrëveshje në fushën e arsimit: Kjo marrëveshje do të lehtësojë bashkëpunimin në fushën e arsimit profesional, arsimit për të rritur dhe këmbimin e përvojave.
- Protokolli për lehtësimin e lëvizjes së lirë: Ky protokoll do të thjeshtësojë procedurat kufitare dhe do të lejojë qarkullimin më të lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve.
Rritje e tregtisë dhe investimeve
Të dy kryeministra theksuan rritjen e ndjeshme të tregtisë mes dy vendeve në vitet e fundit. Kurti njoftoi se shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë arritur në 432 milionë euro në vitin 2023, një rritje prej 52% krahasuar me vitin 2019.
Roli i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut si një urë lidhëse mes dy vendeve. Ai shtoi se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë një vlerë e shtuar për të dy vendet dhe se bashkëpunimi i ngushtë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është në interes të të gjithë qytetarëve të rajonit.
Shqiptarët përbëjnë rreth 29.5 për qind të popullsisë prej 1.8 milionë të Maqedonisë së Veriut.