Konjufca u.d i presidentit, se përjashton mundësinë që sot të votohet Qeveria

Konjufca u.d i presidentit, se përjashton mundësinë që sot të votohet Qeveria

Glauk Konjufca ka marrë detyrën e ushtruesit të presidentit të vendit, pas zgjedhjes kryetar i Kuvendit të legjislaturës së tetë. 

Atij detyra i është dorëzuar nga ushtruesja e detyrës e presidentes, Vjosa Osmani.

Konjufca do të vazhdojë mandatit e Osmanit si u.d. i presidentit më së shumti deri në muajin maj dhe pas kësaj kohe nëse nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhje.

Konjufca tha se sot mund të ndodhë mandatimi i Kurtit për kryeministër.

“Për nga mosha jemi të njëjtë dhe e ka kryer me shumë përgjegjësi detyrën e u.d. të presidentit dhe jam i nderuar për këtë përgjegjësi që po ma dorëzoni. Mua më vjen mirë që u hap rruga për institucionet e Kosovës që të shkojmë për hapat e tjerë, por edhe për ju si presidente e ardhshme e Kosovës. Për gjithçka do të lajmëroheni dhe nuk e përjashtojmë se mund të ndodh sot”, tha ai.

RAPORTO