Konjufca: Kursi i lartë i sigurisë dhe mbrojtjes, hap i rëndësishëm për integrimin në NATO

01.04.2025

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delegacionin e pjesëmarrësve në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM), që udhëhiqej nga drejtori i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, gjenerali Ylli Pulaj.

Konjufca: Kursi i lartë i sigurisë dhe mbrojtjes, hap i rëndësishëm për integrimin në NATO Foto: Ilustrim

Në takim, Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për mundësitë që ofron zhvillimi i këtij kursi, i cili është më i larti në hierarkinë e arsimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në edukimin dhe kualifikimin e personelit ushtarak dhe civil. Ai e cilësoi këtë kurs si një kontribut të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të brendshme të Kosovës, në mbrojtjen dhe sigurinë e saj të përbashkët.

Konjufca theksoi se ky kurs është një hap i rëndësishëm në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe në ngritjen e kapaciteteve përgjatë rrugës së Kosovës për anëtarësim në NATO.

“Vazhdimi në këta hapa nxit profesionalizimin, bashkëpunimin dhe përafrimin gjithnjë e më të madh në fusha aq të rëndësishme si ajo e mbrojtjes dhe sigurisë, që merr vlerë edhe më të madhe duke konsideruar kërcënimet që i sjell rajonit dhe sigurisë evropiane në përgjithësi pushtimi i Rusisë në Ukrainë,” tha Konjufca.

Ai theksoi gjithashtu rrezikun që Kosovës dhe rajonit i vjen nga Serbia, si i vetmi shtet që ka bashkëpunim intensiv politik dhe ushtarak me Rusinë dhe Kinën, gjë që bie ndesh me rrugën evropiane dhe demokratizuese të rajonit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More