Konjufca ka katër ditë, opozita kërkon zgjedhje
Mandatarit për kryeministër, Glauk Konjufca, i kanë mbetur vetëm katër ditë për të propozuar përbërjen e re qeveritare në Kuvend, afat ky që skadon më 19 nëntor.
Foto: Ilustrim
Ai duhet të sigurojë votat e nevojshme për formimin e ekzekutivit të ri.
Megjithatë, nominimi i Konjufcës nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrimet e partive opozitare. PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë theksuar se nuk do të mbështesin një qeveri të udhëhequr nga Konjufca dhe kanë kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Nga ana tjetër, LVV ka deklaruar se nuk e sheh si të mençur mbajtjen e zgjedhjeve të reja në muajin dhjetor, duke insistuar në nevojën për të gjetur një zgjidhje politike brenda këtij afati.
Situata mbetet e tensionuar ndërmjet partive politike, ndërsa qytetarët presin vendime për formimin e institucioneve të reja qeverisëse.