Konjufca dhe deputetë të Kuvendit marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kadaresë

03.07.2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjë homazhe dhe marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës në nderim të shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare.

Konjufca dhe deputetë të Kuvendit marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kadaresë Foto: Ilustrim

Përveç Konjufcës siç ka njoftuar Kuvendi do të marrin pjesë edhe disa deputetë.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, nesër, më 3 korrik, do të bëjë homazhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës, që organizohen në Tiranë në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare”, thuhet në njoftim.

Kadare ndërroi jetë mëngjesin e 1 korrikut, në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.

Sipas mjekëve, Kadare pësoi arrest kardio-respirator në shtëpinë e tij.