Kongresisti Torres: Pavarësia e Kosovës, histori suksesi e SHBA-së

19.02.2024

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, shtetin e Kosovës e ka konsideruar storje suksesi për Amerikën dhe demokracinë në Ballkan.

Kongresisti Torres: Pavarësia e Kosovës, histori suksesi e SHBA-së Foto: Ilustrim

Përmes një shënimi në platformën X, ai ka thënë se ndjehet krenar që përfaqëson Bronxin në Kongres, vend ku që është shtëpi e mijëra shqiptarëve.

“Kisha nderin të festoj 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që është një storje suksesi e SHBA-së për demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.

“Jam krenar që përfaqësoj Bronksin, i cili është shtëpia e mijëra shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë”, ka shkruar miku i Kosovës në platformën X.