Konfirmohen 3 raste me variantin e ri të coronavirusit në Kosovë

29.01.2021

Sot është mbajtur një konferencë për media nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku ka treguar për rastet e reja nga Coronavirus. Po ashtu gjatë kësaj konference ministri Zemaj ka thënë se nga 30 mostrat që kanë dërguar për analiza në Gjermani, tri prej tyre kanë rezultuar pozitive me variantin e ri të […]

Konfirmohen 3 raste me variantin e ri të coronavirusit në Kosovë

Sot është mbajtur një konferencë për media nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku ka treguar për rastet e reja nga Coronavirus.

Po ashtu gjatë kësaj konference ministri Zemaj ka thënë se nga 30 mostrat që kanë dërguar për analiza në Gjermani, tri prej tyre kanë rezultuar pozitive me variantin e ri të coronavirusit.

“Ditëve të kaluara IKSHPK ka dërguar 30 mostra për testim në Gjermani, për variantin e ri të virusit pas shfaqjes së tij në më shumë se 70 vende të botës. Nga rezultatet e marra tri mostra kanë rezultuar pozitive në testimin preliminar në variantin B117”, ka thënë Zemaj.

Ai ka shtuar se ky variant është raportuar për herë të parë në Britaninë e Madhe.

Zemaj ka shtuar se situatën epidemiologjike jemi duke e monitoruar në vazhdimësi dhe paraqitet stabile dhe e qetë.

Në anën tjetër drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se janë duke u hulumtuar kontaktet e personave që kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri të coronavirusit.

Ramadani ka shtuar se masat parandaluese janë të njëjta.

Etiketat