Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së për vdekjet dhe rastet e reja me COVID-19

11.03.2022

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.892. Në total numri i rasteve aktive është 797. Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e […]

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së për vdekjet dhe rastet e reja me COVID-19 Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.892.

Në total numri i rasteve aktive është 797.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.199 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.072 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.500 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.