Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19

19.03.2022

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.093. Në total numri i rasteve aktive është 656. Në 24 orët e fundit janë dhënë 423 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet […]

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19 Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.093.

Në total numri i rasteve aktive është 656.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 423 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.463 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.198 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.158 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.