Kolona të gjata në pikat kufitare, pritje afër 6 orë në Merdarë, mbi dy orë në Bajakovë

15.08.2025

Me afrimin e fundjavës dhe kthimin e shumë bashkatdhetarëve nga pushimet, pikat kufitare në rajon po përballen me fluks të madh automjetesh, duke shkaktuar kolona dhe pritje të gjata.

Kolona të gjata në pikat kufitare, pritje afër 6 orë në Merdarë, mbi dy orë në Bajakovë Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të fundit të datës 15.08.2025 ora 20:35, situata më e rënduar paraqitet në pikën kufitare Merdarë, në dalje të Kosovës. Aty, kolona e automjeteve arrin në mbi 2 kilometra, ndërsa koha e pritjes është rreth 330 minuta, ose plot 5 orë e 30 minuta, transmeton Urgjent.com.

Edhe në pikat kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, ka raportime për pritje të gjata. Në pikën e kalimit Bajakovë, në hyrje për në Kroaci, pritja është rreth 2 orë.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare si Tovarnik– Shid, në hyrje për në Kroaci, koha e pritjes është pak më e shkurtër, rreth 1 orë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More