Kolona të gjata në kufi: Deri në 90 minuta në Merdarë, 60 minuta te Dheu i Bardhë – në dalje nga Kosova

20.04.2025

Mërgimtarët që po largohen nga Kosova pas përfundimit të pushimeve po përballen me pritje të gjata në disa nga pikat kufitare kryesore të vendit.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), të publikuara në orën 21:49, kolona të gjata janë krijuar sidomos në pikat kufitare të Dheu i Bardhë dhe Merdarë.

Në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, qytetarët po presin rreth një orë për të dalë nga territori i Kosovës. Ndërsa në Merdarë – një nga pikat më të frekuentuara nga bashkatdhetarët – pritjet arrijnë deri në 90 minuta.

Në anën tjetër, në të gjitha pikat e tjera kufitare të vendit, qarkullimi është i lirë dhe pritjet nuk zgjasin më shumë se 3 deri në 5 minuta, kanë bërë të ditur autoritetet.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse është e mundur, të përdorin pikat alternative për të shmangur vonesat.