“Koalicioni i shpresës” në prag të dështimit
Dje me fillim prej orës 17:00 u mbajt takimi i radhës mes LDK-së e LVV-së dhe ambasadorëve të QUINT-it me qëllim të arritjes së koalicionit qeverisës, por pas gjithë atyre përpjekjeve me orë të tëra përsëri nuk pati rezultat pozitiv. Palët nuk kanë lëvizur nga kërkesat e tyre edhe pse ky takim u konsiderua si […]
Dje me fillim prej orës 17:00 u mbajt takimi i radhës mes LDK-së e LVV-së dhe ambasadorëve të QUINT-it me qëllim të arritjes së koalicionit qeverisës, por pas gjithë atyre përpjekjeve me orë të tëra përsëri nuk pati rezultat pozitiv.
Palët nuk kanë lëvizur nga kërkesat e tyre edhe pse ky takim u konsiderua si përfundimtar dhe se kishte shpresë pasi që ky takim u mbajt në prezencë të ambasadorëve të QUINT-it dhe shefes së Zyrës së BE-së.
Ndonëse ky takim u konsiderua si përfundimtar, por asnjë palë nuk i ka shpallur të dështuara negociatat dhe nuk ka përjashtu takimet e radhës.
Pas takimit ka folur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë shkurt se nuk ka marrëveshje dhe se VV-ja nuk pranon ujdi të stilit “merre ose lëre”.
“Nuk ka përafrim të pozicioneve mes dy subjekteve. Ne i kemi dhënë dy propozime prejse kemi dërguar emrin tim tek presidenti për mandatarin, mirëpo për marrëveshje nevojitet pajtim i dyanshëm. Nuk mund të bëjmë marrëveshje merre ose lëre”, ka thënë Kurti.
Po ashtu pas takimit të djeshëm ka folur edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili ka thënë se i informuan ambasadorët e QUINT-it në lidhje me përpjekjet për arritjen e marrëveshjes me VV-në.
Ai ka thënë se VV-ja duhet të pranojë kushtet e LDK-së.
“Biseduam me LVV për mundësinë e një koalicioni. Informuam edhe ambasadorët e QUNIT-it sepse ata kishin për qëllim për t’u informuar jo për ndërmjetësim”.
“Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që e kemi ofruar kohët e fundit i kontribuon marrëveshjes qeverisëse që balancon mbi bazat e besimit qytetarë të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Mbesim të hapur nëse LVV i pranon kushtet tona për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa.