KMDLNj kërkon faljen e gjobave që i morën qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë

  • 28.05.2021
KMDLNj kërkon faljen e gjobave që i morën qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë, ku si pasojë e kësaj pandemie shkollat u mbyllen, njëashtu bizneset e shumë tjera gjë që ka bërë që të shënoj rënie ekonomia.

Që nga shfaqja e rasteve të para të infeksioneve me këtë virus bartja e maskës ishte bërë obligim, po ashtu edhe distanca sociale dhe disa masa tjera, që këto masa të cilat nuk i respektojnë qytetarët gjobiten nga Policia e Kosovës.

Në muajin gusht të vitit të kaluar kishte hyrë në fuqi një ligj, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës me këtë virus, ku do të thotë që në bazë të këtij ligji Policia ka të drejtë të gjobit një person që nuk respekton masat ndaj këtij virusi.


Ndërsa, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka kërkuar faljen bizneseve dhe të qytetarëve që janë gjobitur përgjatë pandemisë.

Në reagimin e tyre thuhet se gjatë kësaj kohe më së shumti dëme kanë pësuar bizneset dhe qytetarët që kanë mbetur pa punë.

Ndër të tjera në reagim thuhet se ka biznese që janë dënuar me 500 euro gjobë, dhe se nuk kanë mundësi që t’i paguajnë ato gjoba.

“KMDLNjkërkon që edhe dënimet që iu janë shqiptuar qytetarëve , të falen shkaku se ishte një gjendje thuaja e jashtëzakonshme. KMDLNj ka informata se disa biznese janë dënuar disa herë me gjoba 500 e më shumë euro dhe se nuk kanë asnjë mundësi t’i paguajnë dënimet. KMDLNj –ë , që nga fillimi ka kërkuar që të falen këto dënime dhe konsideron se nëse insistohet  që dënimet të paguhen qoftë edhe përmes procesit përmbarimorë , kjo do të ishte edhe një goditje për bizneset e stërlodhura dhe se premtimet për rimëkëmbje ekonomike do të konsiderohen si farsë.  KMDLNj –ë kërkon që ndaj përmbaruesve privatë të bëhet një auditim nga shteti për faktin se jo gjithmonë punojnë në përputhje me mandatin që ua jepë ligji”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

TË FALEN BIZNESET DHE QYTETARËT QË JANË DËNUAR NË KOHË TË PANDEMISË !

Gjatë kohës së pandemisë së shkaktuar nga COVID -19 e që po zgjatë edhe sot ndonëse numri i viktimave dhe i të infektuarve ka rënë ndjeshëm , Policia e Kosovës ka shqiptuar shumë dënime për mosrespektim të masave sikur që Inspektorati ka dënuar shumë biznese , gjithashtu për mosrespektim të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë.

KMDLNj, që nga fillimi ka përkrahur masat kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës , ndonëse ishin kundër të drejtave të njeriut mirëpo , midis të drejtës për jetë dhe të drejtës për lëvizje të lirë , KMDLNj ishte dhe përcaktohet për mbrojtje të shëndetit dhe të jetës.

Në të njëjtën kohë KMDLNj pati kërkuar nga Qeveritë e Kosovës të marrin masa për të ndihmuar qytetarët që kanë mbetur pa punë apo që e kanë gjendjen e rëndë ekonomike. Realisht , gjatë kësaj kohe më së shumti e kanë pësuar bizneset , një numër i madh i tyre ka falimentuar kurse të tjerat , me orarë të reduktuar për shkak të kufizimeve të shumta kanë punuar dhe punojnë me humbje të cilat nuk subvencionohen nga qeveria Kurti e as që janë subvencionuar nga qeveitë e mëparshme në atë masë që të mos punojnë me humbje dhe të mos detyrohen të mbyllin bizneset.

Me lehtësimin e masave janë krijuar kushtet që bizneset , jo të fitojnë apo të stabilizohen por vetëm të mbijetojnë duke shpresuar për një përkrahje nga qeveritë për të rimëkëmbur bizneset e tyre.  Janë ndarë mjete të konsiderueshme për rimëkëmbje ekonomike por se nga këto mjete kanë përfituat kryesisht bizneset e fuqishme që, realisht as që kanë pasur nevojë për përkrahje.

 Për më keq , në kohën kur janë lehtësuar pakëz masat kufizuese , është intensifikuar angazhimi i Inspekcionit që ka shqiptuar dënime shumë të rënda për biznese , thuaja të falimentuara , duke ua vështirësuar gjendjen edhe më shumë.

KMDLNj, vet ka monitoruar respektimin e masave dhe ka pasur raste kur ato nuk janë respektuar nga bizneset mirëpo ka kërkuar dhe kërkon mirëkuptim, për shkak të gjendjes shumë të rëndë në të cilën janë bizneset, nga ata që kanë shqiptuar dënimet, qoftë duke ua mbyllur biznesin apo duke ua shqiptuar dënimin me gjobë, që t’ua falin këto dënime, të mos ekzekutohen dënimet e shqiptuara për faktin se bizneset e kanë pësuar pikërisht për shkak të masave kufizuese dhe mungesës së duhur të përkrahjes për rimëkëmbje nga qeveritë e Kosovës.

KMDLNj kërkon që edhe dënimet që iu janë shqiptuar qytetarëve , të falen shkaku se ishte një gjendje thuaja e jashtëzakonshme.

KMDLNj ka informata se disa biznese janë dënuar disa herë me gjoba 500 e më shumë euro dhe se nuk kanë asnjë mundësi t’i paguajnë dënimet.

KMDLNj që nga fillimi ka kërkuar që të falen këto dënime dhe konsideron se nëse insistohet  që dënimet të paguhen qoftë edhe përmes procesit përmbarimorë , kjo do të ishte edhe një goditje për bizneset e stërlodhura dhe se premtimet për rimëkëmbje ekonomike do të konsiderohen si farsë.

KMDLNj kërkon që ndaj përmbaruesve privatë të bëhet një auditim nga shteti për faktin se jo gjithmonë punojnë në përputhje me mandatin që ua jepë ligji.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë