Kjo ështe pasuria e Presidentes Osmani dhe bashkëshortit
23.04.2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe bashkëshorti i saj kanë dorëzuar deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Sipas deklarimit të pasurisë, çifti Osmani zotëron disa prona të rëndësishme, duke përfshirë:
- Një banesë të blerë me vlerë mbi 59 mijë euro.
- Një shtëpi me vlerë 170 mijë euro.
- Një parcelë toke me vlerë 35 mijë euro.
- Një garazh me vlerë 6 mijë euro.
Përveç këtyre, janë deklaruar edhe dy prona të tjera të banimit:
- Një pronë e përbashkët me vlerë 190 mijë euro.
- Një pronë në Australi, e blerë për 510 mijë euro.
Në deklarim përfshihet edhe një veturë në pronësi të bashkëshortit të Presidentes, me vlerë 10 mijë euro. Gjithashtu, janë deklaruar dy kredi aktive, një prej 40 mijë eurosh dhe tjetra prej 16 mijë eurosh.
Në emrin e saj personal, Presidentja Osmani ka deklaruar një parcelë toke të blerë në vitin 2016 me vlerë 35 mijë euro.