Kjo është gjendja në vendkalimet kufitare të Kosovës

08.07.2021

Tashmë mërgimtarët kanë marrë rrugën për të ardhur në Kosovë, për ti kaluar pushimet në vendlindjen e tyre. Përkundër faktit se bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, vendkalimet kufitare po vazhdojnë të jenë të lira për qarkullim. Dalja dhe hyrja në vendkalimet kufitare mund të bëhet nga 3 deri në 5 minuta. Qendra Kombëtare për […]

Kjo është gjendja në vendkalimet kufitare të Kosovës Foto: Ilustrim

Tashmë mërgimtarët kanë marrë rrugën për të ardhur në Kosovë, për ti kaluar pushimet në vendlindjen e tyre.

Përkundër faktit se bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, vendkalimet kufitare po vazhdojnë të jenë të lira për qarkullim.

Dalja dhe hyrja në vendkalimet kufitare mund të bëhet nga 3 deri në 5 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar vazhdimisht përditëson të dhënat, ku tregohet për fluksin, kolonat në hyrje dhe kolonat në dalje.

Sipas të dhënave të fundit, të përditësuara në ora 15:26, në dalje të Hani të Elezit kolonat janë deri në 30 metra, kurse në Vërmicë dhe Merdaret nuk ka kolona.

Hyrja në Merdare dhe vendkalimet e tjera mund të bëhet nga 3 deri në 5 minuta një ashtu edhe dalja.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton shoferët që të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU.