Pika kufitare Dheu i Bardhë më e ngarkuara, kolona deri në 100 metra për të hyrë në Kosovë

29.12.2022

Pika kufitare Dheu i Bardhë mbetet edhe sot më e ngarkuara, ku pritja për të hyrë në Kosovë është rreth 10-20 minuta dhe për të dal 5-10 minuta. Kjo pikë kufitare po shërben si rrugë alternative edhe për bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë, në pamundësi për të hyrë nga Merdarja. Sipas Qendrës Kombëtare për […]

Pika kufitare Dheu i Bardhë më e ngarkuara, kolona deri në 100 metra për të hyrë në Kosovë Foto: Traffic on Lion's Gate Bridge at night

Pika kufitare Dheu i Bardhë mbetet edhe sot më e ngarkuara, ku pritja për të hyrë në Kosovë është rreth 10-20 minuta dhe për të dal 5-10 minuta.

Kjo pikë kufitare po shërben si rrugë alternative edhe për bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë, në pamundësi për të hyrë nga Merdarja.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar bëhet e ditur se fluksi i mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në mëngjesin e së enjtës ka shënuar rritje, ku kolonat për të hyrë në Kosovë nga vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë janë 80-100 metra dhe pritjet janë 10-20 minuta.

LEXO EDHE:  Kurti: Sulmi në Ibër-Lepenc ishte akt i kryer nga profesionistë terroristë

Rikujtojmë se përveç pikës kufitare në Merdarë, të mbyllura janë edhe pika kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

“Qarkullimi në PKK Merdare është i mbyllur në Hyrje & Dalje ,për arsyje te barikadave në territorin e Serbisë, rreth 2 kilometra para se me ardh në Merdare. Deri ne një informat tjetër të  shfrytezohet PKK tjera..” thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Etiketat