Këto janë çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë

03.11.2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë në Kosovë ka caktuar çmimet e derivatëve për 24 orët e ardhshme në vend. Sipas vendimit të fundit të ministrisë bëhet e ditur se çmimi i naftës në Kosovë mbetet i njëjti, ndërsa çmimi i benzinës është shtrejtuar për një cent. Pra, një litër naftë gjatë 24 orëve të […]

Këto janë çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë në Kosovë ka caktuar çmimet e derivatëve për 24 orët e ardhshme në vend.

Sipas vendimit të fundit të ministrisë bëhet e ditur se çmimi i naftës në Kosovë mbetet i njëjti, ndërsa çmimi i benzinës është shtrejtuar për një cent.

Pra, një litër naftë gjatë 24 orëve të ardhshme në Kosovë do të kushtoj 1.72 euro, ndërsa benzina do të kushtojë 1.44 euro dhe gasi 0.71 cent.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë njofton se këto çmime do të jenë valide nga ora 10:00 e ditës së sotme.