Këshilli Prokurorial i Kosovës merr masa, pas tërheqjes së Ambasadës Amerikane

Kryesuesi i të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni ka kërkuar që të mbahet takimi i 187-të i jashtëzakonshëm i mbyllur i KPK-së.

Pikë e vetme e rendit të ditës e këtij takim ishte diskutimi lidhur me reagimin e Ambasadës Amerikane.

Në komunikatën nga KPK-ja thuhet se Këshilli ka marrë dhe e ka pranuar me shqetësim reagimin e Ambasadës Amerikane lidhur me procesin e zgjedhjes së anëtarëve prokurorë të Këshillit dhe kryeprokurorëve.

Anëtarët e KPK-së kanë dal me këto përfundime:

1. Obligohen të gjithë eproret që në rast se informohen për ndonjë ndikim të papërshtatshëm gjatë proceseve të zgjedhjes së anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorëve ta raportojnë të njëjtin, po ashtu ndalohet çfarëdo ndikimi nga eproret gjatë proceseve të cekura me lartë;

2. Të rregullohet me ligj, nga institucionet kompetente, procedura në atë mënyrë që anëtarët prokurorë të KPK-së të mos kenë të drejtë të aplikojnë për kryeprokurorë gjatë mandatit të anëtarit të Këshillit, dhe anasjelltas;

3. Anëtarët prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorët do të zgjedhen në bazë të meritokracisë;

4. Kushdo që do të ndikojë në proceset e vlerësimit dhe votimit për anëtarë prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorë mund të rezultojë me largim nga gara dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tyre;

5. I rekomandohet Ministrisë së Drejtësisë që në afat sa më të shpejtë të ndërmarr veprime drejt ndryshimeve ligjore ku përcaktohen rregulla strikte për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe emërimin e kryeprokurorëve.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.