Ambasada amerikane uron Kosovën për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re

12.02.2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet e reja shtetërore.

Në reagimin e saj, Ambasada e SHBA-së thekson se pret me interes të punojë me qeverinë e re për avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin ekonomik të ndërsjellë.

Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën dhe përpjekjet e saj drejt forcimit të institucioneve demokratike dhe zhvillimit të qëndrueshëm.