Këshilli i Prindërve: JO shkollës të shtunave, JO mësimit me zor

13.10.2022

Ministria e Arsimit ka njoftuar se bazuar në ndryshimet në kalendarin e rishikuar, dita e shtunë, datë 15 tetor, do të jetë ditë punë për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat. Paraprakisht, SBAShK ka mbajtur një konferencë ku ka bërë me dije se këtë të shtunë nuk do të mbahet mësim, […]

Këshilli i Prindërve: JO shkollës të shtunave, JO mësimit me zor Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit ka njoftuar se bazuar në ndryshimet në kalendarin e rishikuar, dita e shtunë, datë 15 tetor, do të jetë ditë punë për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat.

Paraprakisht, SBAShK ka mbajtur një konferencë ku ka bërë me dije se këtë të shtunë nuk do të mbahet mësim, me arsyetimin se ministria e Arsimit është ngutur me vendim dhe ka marrë vendim të njëanshëm.

Ndërkaq, nga MASHTI kanë shtuar se muajt në vijim mund të ketë çrregullime potenciale që mund të shkaktohen nga problemet e furnizimit me energji elektrike andaj, çdo diskutim për mosmbajtje të mësimit, është jo vetëm i dëmshëm, por edhe qëllimkeq e tendencioz.

Përveç SBASHK-ut, kundër vendimit të MASHTI-t është shprehur përsëri Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka ripërsëritur qëndrimin e tyre se janë kundër mbajtjes së mësimit të shtunave për t’i kompensuar ditët e humbura në grevë.

“Jo shkollës të shtunave, jo mësimit me zor. Fëmijët kanë të drejta-obligohemi t’i mbrojmë”, thuhet në reagimin e Këshillit të Prindërve.