Kërkohet heqja e orës policore pas ardhjes së diasporës për festat e fundvitit
Ai ka thënë se ora policore nuk aplikohet askund në botë që ka kufizime përshkak të pandemisë COVID-19. “E lus ministrin e Shëndetësisë që t’i tregojë kryeministrit se ora policore nuk aplikohet askund në botë që ka kufizime përshkak të pandemisë. Nxitoni ta merrni këtë vendim para festave dhe për sa kohë janë diaspora në […]
Ai ka thënë se ora policore nuk aplikohet askund në botë që ka kufizime përshkak të pandemisë COVID-19.
“E lus ministrin e Shëndetësisë që t’i tregojë kryeministrit se ora policore nuk aplikohet askund në botë që ka kufizime përshkak të pandemisë. Nxitoni ta merrni këtë vendim para festave dhe për sa kohë janë diaspora në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Gjithashtu, i pari i AAK-së ka kritikuar qeverinë e vendit për mos investim në energji.
“Kjo Qeveri që ka pengu me çdo mjet investimet në energji, së fundi ajo që është mjaft e ndjeshme kjo qeveri diasporën tonë ata që i kanë ndihmu me ardhë në pushtet po i dënon me pritje në kufi dhe që e mban orën policore”, ka thënë tutje Haradinaj.