KEK njofton se Blloku A4 do të ndalet, thotë se kthehet në operim për 4-5 ditë

15.10.2022

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se Blloku A4 i Termocentralit Kosova A do të ndalet sonte me qëllim të sanimit të rrjedhjeve që janë paraqitur në kalldaj. Po ashtu, nga KEK-u kanë theksuar se rikthimi i kësaj njësie në operim pritet të bëhet për 4 ose […]

KEK njofton se Blloku A4 do të ndalet, thotë se kthehet në operim për 4-5 ditë Foto: Ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se Blloku A4 i Termocentralit Kosova A do të ndalet sonte me qëllim të sanimit të rrjedhjeve që janë paraqitur në kalldaj.

Po ashtu, nga KEK-u kanë theksuar se rikthimi i kësaj njësie në operim pritet të bëhet për 4 ose 5 ditë.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sonte, dt. 15.10.2022, në ora 24:00 njësia A-4 planifikohet për ndalje me qēllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj. Bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit  4-5 ditorë.

Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për nesër dt: 16.10.2022”, thuhet në njoftim.