KEK: Ndalet njësia A-3, nuk do të ketë reduktime të rrymës

26.09.2022

KEK ka ndalë njësinë A-3. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se dje me datë 25.09.2022, njësia A3 është ndalur si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit. Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të […]

KEK: Ndalet njësia A-3, nuk do të ketë reduktime të rrymës Foto: Ilustrim

KEK ka ndalë njësinë A-3.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se dje me datë 25.09.2022, njësia A3 është ndalur si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.

Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale.

Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit.