KEDS: Rreth 8% e faturës mujore shkon për larjen e rrobave

18.12.2021

KEDS ka përpiluar listën e pajisjeve shtëpiake që shpenzojnë më së shumti energji elektrike, duke filluar nga nxemësja që kryeson në këtë radhitje, bojleri, pajisjet për gatim, përfshirë këtu edhe makina e larjes së rrobave. Makina e larjes së rrobave me fuaqi 2000W, nëse përdoret mesatarisht 1 orë në ditë, shpenzimi mujor do të ishte […]

KEDS: Rreth 8% e faturës mujore shkon për larjen e rrobave Foto: Ilustrim

KEDS ka përpiluar listën e pajisjeve shtëpiake që shpenzojnë më së shumti energji elektrike, duke filluar nga nxemësja që kryeson në këtë radhitje, bojleri, pajisjet për gatim, përfshirë këtu edhe makina e larjes së rrobave.

Makina e larjes së rrobave me fuaqi 2000W, nëse përdoret mesatarisht 1 orë në ditë, shpenzimi mujor do të ishte 61 kWH.

Sipas mesatares së konsumit të një konsumatori shtëpiak, nënkuptohet që gjatë vititm rreth 8.66% e faturës mujore do të shkojë për larjen e rrobave.

KEDS e KESCO kanë sugjeruar që të përkujdeseni për përdorimin e këtyre pajisjeve dhe të kursejmë energjinë elektrike, pikërisht në këtë kohë kur bota dhe vendi ynë po përballet me një krizë të madhe energjetike.

*Përllogaritjet janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiak, pa llogaritur shpenzimin e ngrohjes me energji elektrike.