KEDS: Rreth 44% e faturës mujore gjatë gjithë vitit shkon për ngrohjen e ujit në bojler

10.11.2021

Gjatë dimrit, pas nxemses, bojleri është pajisja e dytë që shpenzon më së shumti energji elektrike te konsumatorët shtëpiak. Ndërsa gjatë verës, bojleri zë vendin e parë si pajisja që shpenzon më së shumti energji elekrike. Për të kursyer energji elektrike KESCO dhe KEDS ju sugjerojnë të: Lini bojlerin ndezur gjatë natës, saktësisht pas orës […]

Gjatë dimrit, pas nxemses, bojleri është pajisja e dytë që shpenzon më së shumti energji elektrike te konsumatorët shtëpiak. Ndërsa gjatë verës, bojleri zë vendin e parë si pajisja që shpenzon më së shumti energji elekrike.

Për të kursyer energji elektrike KESCO dhe KEDS ju sugjerojnë të: Lini bojlerin ndezur gjatë natës, saktësisht pas orës 22:00 (tarifa e ulët gjatë dimrit) dhe gjatë ditës ndizni bojlerin vetëm sipas nevojës.

*Përllogaritjet janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiak.

Po ashtu, KEDS ka thënë se nëse ju themi që 44% e faturës tuaj mujore shkon për ngrohjen e ujit me boljer gjatë gjithë vitit, pa u llogaritur ngrohja e ambienteve të brendshme, çka do të bënit ndryshe?

Nga KEDS ju sugjerojnë të bëni listën e të gjitha pajisjeve elektrike që i përdorni më së shumti në shtëpinë tuaj. Ndërsa ekspertët i kanë ndihmuar t’i radhisin pajisjet shtëpiake që shpenzojnë më së shumti energji elektrike.

Në këtë listë prin nxemsja elektrike me rrymë, duke vazhduar me bojlerin, pajisjet e kuzhinës për gatim, etj. Vetëm pasi t’i kenë identifikuar pajisjet elektrike që shpenzojnë më së shumti, ne mund të fillojmë të aplikojmë praktika të reja të kursimit.