KEDS: Në Kosovë nuk është rritur çmimi i energjisë elektrike

24.11.2021

Një prej problemeve po shihet se është furnizimi me gaz natyror, i përdorur për të prodhuar rreth një të pestën e energjisë elektrike të Evropës. Por, a ka pasur rritje të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë gjatë kësaj kohe? Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala thotë se në Kosovë nuk ka rritje të çmimit të […]

KEDS: Në Kosovë nuk është rritur çmimi i energjisë elektrike

Një prej problemeve po shihet se është furnizimi me gaz natyror, i përdorur për të prodhuar rreth një të pestën e energjisë elektrike të Evropës.

Por, a ka pasur rritje të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë gjatë kësaj kohe?

Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala thotë se në Kosovë nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike.

“Nuk ka pas rritje të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë. Sigurisht që faturat mund të shkojnë të ndryshme pasi varen nga konsumi dhe kilovatët e harxhuar. Për shembull brenda muajit mund të konsumohen 500 kilovatë/orë dhe muajin tjetër 1000 kilovatë/orë.

LEXO EDHE:  KEDS njofton për punime, të martën rruga Skënderbeu mbetet 6 orë pa furnizim me energji elektrike

Kur llogariten me çmim 0.068 euro për kilovat/ore atëherë jepen vlera të ndryshme edhe pse çmimet janë të njëjta. Fatkeqësisht një pjesë e madhe e konsumatorëve po ngrohen me energji elektrike dhe kjo rrit shpenzimet”, ka deklaruar Buzhala, për FrontOnline.

Buzhala, ka folur edhe për rritje të konsumit, duke thënë se është dyfishuar.

“Rritja e konsumit nga vera thuajse është dyfishuar, por kjo ndodhë vazhdimisht me ftohjen e kohës për shkak të ngrohjes së konsumatorëve, ndërsa ka edhe rritje të madhe edhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, është shprehur Buzhala.

Etiketat