KEDS-i kërkon kursim të energjisë elektrike, jep disa rekomandime

06.09.2022

Ndonëse ditëve të fundit situata me energjinë elektrike është stabilizuar, pra nuk ka reduktime si ato që kanë qenë para një jave, Kompania Kosovare për Distribuim me Energjeri Elektrike (KEDS) gjatë ditës së sotme ka bërë thirrje për kursim të rrymës. Derisa ka bërë thirrje për kursim, KEDS ka publikuar disa rekomandime se si mund […]

KEDS-i kërkon kursim të energjisë elektrike, jep disa rekomandime Foto: Ilustrim

Ndonëse ditëve të fundit situata me energjinë elektrike është stabilizuar, pra nuk ka reduktime si ato që kanë qenë para një jave, Kompania Kosovare për Distribuim me Energjeri Elektrike (KEDS) gjatë ditës së sotme ka bërë thirrje për kursim të rrymës.

Derisa ka bërë thirrje për kursim, KEDS ka publikuar disa rekomandime se si mund të bëhet një gjë e tillë nga amvisëria.

Po ashtu, nga kjo kompania kanë theksuar se pajisjet elektroshtëpiake mund të përdoren kur energjia elektrike është më e lirë, gjithashtu edhe bojleri të përdoret me kujdes si dhe të bëhet ndalimi i furnizimit të pajisjeve kur nuk është nevoja.

Nga KEDS-i kanë shtuar se në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçient si dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes.

Amvisëria si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike mund të kontribuojë shumë në uljen e konsumit, sidomos aty ku ka mundësi të madhe të kursimit.

Në fund, kompania ka thënë se thirrjet për kursim të energjisë elektrike do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, ku do të përcillen edhe me udhëzime për kursim për kategori të tjera.