KDI mirëpret ftesën e Presidentes Osmani për takime konsultative me partitë politike

para 41 dite

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mirëpritur ftesën e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, për takime konsultative me partitë politike më 15 maj.

KDI mirëpret ftesën e Presidentes Osmani për takime konsultative me partitë politike

KDI e konsideron këtë hap si të duhur drejt zhbllokimit të ngërçit aktual dhe përmbushjes së detyrimit të Presidentes për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve.   

KDI rikujton se ka kërkuar ndërmarrjen e një iniciative të tillë më shumë se dy javë më parë, duke theksuar se seancat e përsëritura të Kuvendit, pa marrëveshje politike dhe pa progres real, po dëmtojnë dhe pamundësojnë konstituimin e institucioneve.   

“Në këtë fazë kritike, kur vendi ndodhet në një ngërç institucional që po minon funksionimin demokratik, inkurajojmë të gjitha partitë politike të marrin pjesë në këtë takim, në mënyrë që ai të shërbejë si një mundësi për të nxitur dialogun politik e ndërpartiak – si domosdoshmëri për tejkalimin e situatës aktuale,” thuhet në deklaratën e KDI-së.

Njëkohësisht, KDI u kërkon partive politike që pjesëmarrja në këtë takim të mos jetë simbolike, por shprehje e një përgjegjësie konkrete për t’i shërbyer funksionalizimit të institucioneve. Instituti thekson rëndësinë e një dialogu të sinqertë dhe konstruktiv për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme që do të mundësojnë funksionimin e plotë të institucioneve të vendit

Etiketat

Ofertat e fundit