Jo të gjithë punëtorët e Arsimit morën paga të plota, SBASHK-u paralajmëron masa sindikale
Të premten punëtorët e arsimit i kanë marrë pagat e muajit shtator. Por pagat e plota nuk iu dolën punëtorëve të Qendrave të Kompetencave dhe atyre burimore. Ata pagat i morën me -100 euro. Isuf Lajçi, anëtar i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut për FrontOnline, tha se ndalesa e pagës për 100 euro është e padrejtë […]
Të premten punëtorët e arsimit i kanë marrë pagat e muajit shtator.
Por pagat e plota nuk iu dolën punëtorëve të Qendrave të Kompetencave dhe atyre burimore.
Ata pagat i morën me -100 euro.
Isuf Lajçi, anëtar i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut për FrontOnline, tha se ndalesa e pagës për 100 euro është e padrejtë nga MASHTI, pasi që siç tha ai këto qendra menaxhohen nga Ministria.
“Pagat i kanë marr me zvogëlim, qendrat burimore i kanë marr me -100 euro, pagat janë dalë për të gjithë punëtorët e arsimit, këto qendra menaxhohen nga MASHTI, dhe kjo është e padrejtë. Për këtë unë e kam bërë një ankesë në SBASHK, ata mandej e kanë për detyrë me i ecë procedurat e tjera”, u shpreh Lajqi.
E për këtë ndalesë, nga SBASHK-u kanë paralajmëruar veprime sindikale.
Reshit Kushaj për tha se sonte gjatë mbledhjes së sindikatës do të marrin vendim për veprimet ligjore që do t’i bëjnë ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave për ndalesën e mjeteve për mësimdhënësit.
“Ndalesat për muajin gusht janë ndalë, të shohim si do të veprojmë më tutje që ato t’ iu kthehen mësimdhënësve. Sindikata sonte e ka takimin dhe do të shohim se cilat janë arsyeje që janë ndalur për me i marr veprimet ligjore dhe për më iu lejuar pagesën atyre”, tha Kushaj për FrontOnline.