Java nis me mot me diell dhe relativisht të ngroht

17.10.2022

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngroht. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë […]

Java nis me mot me diell dhe relativisht të ngroht Foto: birch forest in sunny afternoon while autumn season. Autumn Landscape. Location place Carpathians, Ukraine, Europe. Discover the world of beauty.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngroht.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Të martën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por që minimalet do të jenë më të ulëta. Minimalet nga 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë vlerat e ditës së hëne.

Të mërkurën, mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende – vende kanë mundësi që të sjellin riga të dobëta shiu.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Të enjten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

Të premten, mot kryesisht me diell dhe temperatura kryesisht të ngjashme, minimalet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës patrashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit e lehtë deri mesatare.