Java e dytë e nëntorit nis me mot të vranët dhe reshje shiu

07.11.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave parashihet të ketë mot me vranësira dhe reshje lokale shiu. IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. “Të hënën: mot kryesisht i […]

Java e dytë e nëntorit nis me mot të vranët dhe reshje shiu Foto: Unsplash

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave parashihet të ketë mot me vranësira dhe reshje lokale shiu.

IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

“Të hënën: mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.” thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.