Jashari e Maqedonci në SHBA: Theksohet forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qëllimi kryesor i kësaj vizite është forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë mes Kosovës dhe SHBA-së. Gjatë qëndrimit në Uashington, ministri Maqedonci ka paralajmëruar se do të zhvillojë një sërë takimesh të nivelit të lartë me zyrtarë të lartë amerikanë.
“Këto ditë po qëndroj për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Gjatë kësaj vizite, do të zhvilloj takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e ShBA-së dhe në institucione të tjera. Këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, ka deklaruar ministri Maqedonci.