Jasharaj – Kurtit: Po pati vullnet qeveria, greva ndërpritet brenda një dite

08.09.2022

I pari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj përmes një konference për media, ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk ka treguar dëshirë e as vullnet që të bisedojë me grevistët përpos ofendimeve të bëra nga ana e ekzekutivit. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se nëse kryeministri […]

Jasharaj – Kurtit: Po pati vullnet qeveria, greva ndërpritet brenda një dite Foto: Ilustrim

I pari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj përmes një konference për media, ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk ka treguar dëshirë e as vullnet që të bisedojë me grevistët përpos ofendimeve të bëra nga ana e ekzekutivit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se nëse kryeministri Albin Kurti ka vullnetin që të bisedojë me ta, çështja e grevës kryhet brenda një dite.

Ai ka shtuar se nuk po i shkelin të drejtat e askujt, duke thënë se grevën e kanë përdorur pas 9 muaj, kurse qeveria s’ka bërë asnjë angazhim, por vetëm fyerje.

“Ne nuk po shkelim të drejta të askujt por nuk është mirë të tentohet në opinion se po shkelen të drejtat e dikujt. Grevën e kemi përdorur pas 9 muajve, qeveria s’e ka bërë asnjë angazhim por vetëm me fyerje. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me qeverinë nëse ata na thërrasin. Po pati dëshirë dhe vullnet, çështja do të kryhej brenda një dite”, tha ai.

Jasharaj tutje tha se qeveria ka pasë kohë 9 muaj që t’i mbrojë të drejtat e fëmijëve.

“Të drejtat e fëmijëve po e shkel qeveria e cila nuk po ulet të bisedojë me ne. I ka pasë 9 muaj kohë që t’i mbrojë të drejtat e fëmijëve”, tha ai.