Jasharaj i SBASHK-ut paralajmëron grevë të përgjithshme

18.07.2022

Në letër paralajmërohet grevë e përgjithshme para muajit shtator. Siç thuhet në letër, greva e përgjithshme do të zhvillohet qerisa Qeveria ta ndërrojë qasjen ndaj sindikateve dhe të gjejë zgjdhje. Letra e plotë pa ndërhyrje: Qeveri gishtin në kokë se çmimet në qiell e pagat përtokë Qeveria Kurti është e vetmja që jeton jashtë realitetit […]

Jasharaj i SBASHK-ut paralajmëron grevë të përgjithshme Foto: Ilustrim

Në letër paralajmërohet grevë e përgjithshme para muajit shtator.

Siç thuhet në letër, greva e përgjithshme do të zhvillohet qerisa Qeveria ta ndërrojë qasjen ndaj sindikateve dhe të gjejë zgjdhje.

Letra e plotë pa ndërhyrje:

Qeveri gishtin në kokë se çmimet në qiell e pagat përtokë

Qeveria Kurti është e vetmja që jeton jashtë realitetit sepse ka krijuar me rrjete sociale një realitet për veti dhe nuk i ndal lëvdatat për arritjet që nuk ekzistojnë , për ngritjen ekonomike që nuk është dhe për buxhetin më të latë në gjithë vitet e pasluftës, që bazuar në sjelljet  e veprimet e shefit të kuletës, Hekuran Murati , nuk është.

Qeverisë Kurti sindikatat i dërguan letra për takime. I dërguan mesazhe me protesta e greva se janë shumë të pakënaqur dhe  se kanë kërkesa të anëtarësisë që duhet realizuar . I dërguan edhe ndërmjetësuesin ligjor për dialog, që i ngjason atij  plakut pleqnar në kohët e Kanunit kur përplaseshin dy fise dhe ata, edhe pse nuk kishin shumë shkollë e nuk kishin lexuar shumë libra sa Albini, pranonin pleqnarët dhe uleshin për të gjetur zgjidhje. Kurtit, Muratit e disa qeveritarëve të tjerë nuk u kanë lënë përshtypje gjithë këto angazhime të sindikatave  e as ky pleqnari bashkëkohor e ligjor  dhe në këtë mënyrë ata duke mos ndjerë nevojë as të deklarohen sepse vota e madhe e popullit ua ka trullosur  kokën dhe mendjen, po thonë se nuk japim as pesë para për sindikatat dhe të tjerët .

Kjo qeveri  nuk është duke jetuar me realitetin dhe as nuk po e ndjen sfidën që të punësuarit në sektorin publik e në atë privat po përballën me ngritjen  e vazhdueshme të çmimeve të artikujve elementar dhe se ata ishin të varfër e po bëhen gjithnjë e më skamnorë.

Qeveria Kurti pa shkuar nëpër pushime duhet t’i vë  gishtin kokës  sepse çmimet kanë shkuar deri në qiell e pagat kanë mbetur në tokë. Qeveria as nuk po ngrit pagat , as nuk po  fton në takime sindikatat për të bashkëbiseduar, as nuk po i fton ato për t’u marrë vesh për Ligjin e pagave. Qeveria po sillet se vetëm Kurti e Murati ekzistojnë në këtë nënqiellin e Kosovës. Mirëpo le ta dinë  deputetët e pozitës, të opozitës dhe i gjithë populli i Kosovës së angazhimit të sindikata për dialog u ka ardhur fundi. Ata pasi  dërguan edhe plakun, pra ndërmjetësuesin ligjor për dialog , e qeveria nuk u lodh as për këtë angazhim të sindikatave për dialog, atëherë  para shtatorit do të shohim reagimet e forta të sindikatave, kurse populli le ta di se në shtator çerdhet, shkollat, pastaj edhe Universitetet dhe administrata në komuna , por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë  do të jenë në grevë të përgjithshme e cila do të jetë deri sa Qeveria Kurti të ndërrojë qasjen e të kuptoj se duhet të ulet me sindikatat të gjej zgjedhje. E zgjedhja është e munduar sepse Kurti  Muarati kanë thënë me plot gojën se ka ngritje të latë ekonomike, ka rritje të lartë të të hyrave dhe se buxheti është më i larti në 22 vitet e lirisë së  Kosovës.

Prishtinë, 18 korrik 2022,

Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBSHK-ut