Jasharaj i bën thirrje Qeverisë: Greva vazhdon, ejani ulemi bisedojmë, mund të merremi vesh brenda ditës

05.09.2022

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka bërë me dije se greva vazhdon edhe sot dhe në ditët në vijim. Sipas tij, nëse Qeveria do të përkushtohej në dialog me Sindikatën, do të gjindej zgjidhja brenda ditës. “Duke tentuar të bëjë përçarje e thyerje Qeveria nuk mund të arrijë askund. Më mirë është të ulet, të […]

Jasharaj i bën thirrje Qeverisë: Greva vazhdon, ejani ulemi bisedojmë, mund të merremi vesh brenda ditës Foto: Ilustrim

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka bërë me dije se greva vazhdon edhe sot dhe në ditët në vijim.

Sipas tij, nëse Qeveria do të përkushtohej në dialog me Sindikatën, do të gjindej zgjidhja brenda ditës.

“Duke tentuar të bëjë përçarje e thyerje Qeveria nuk mund të arrijë askund. Më mirë është të ulet, të bisedojë me sindikatat, dhe jam i bindur se brenda një dite, po të kishte vullnet pozitiv të Qeveria, çdo gjë do të kthehej në normalitet.

Me presione, fyerje, me shantazhe dhe të tjera nuk arrihet asgjë. Nuk është e arsyeshme qe as me prindër as me nxënës të bëjnë presion sepse ata po kërkojnë diçka që Qeveria mund ta realizojë brenda ditës” deklaroi Jasharaj për Indeksonline.

I njëjti pohoi se, pavarësisht paralajmërimeve për fillimin e procesit mësimor në komunën e Podujevës, mësimdhënësit po e vazhdojnë grevën.

“Përkundër takimit që nuk ishte edhe pamje e mirë vetëm e kryetarëve që janë të partisë Vetëvendosje, përkundër angazhimeve të tyre në këtë menyrë, greva vazhdon dhe unë jam i sigurt se kolegët e mi në Podujevë do ta ruajnë imunitetin dhe do ta ndajnë fatin e njejtë me kolegët e tyre nga qytetet tjera” deklaroi Jasharaj.

Por ai nuk e përjashtoi mundësinë që ndonjë individ t’i ketë bërë bisht grevës.

“Jam  i sigurt se mund të ketë eventualisht ndonjë individ që nuk do të jetë në grevë por jam i sigurt se pjesa absolute e punëtorëve të arsimit, që nga çerdhet deri te universitetet do të vazhdojnë grevën, ngase ne jemi zëri i tyre dhe po përpiqemi të realizojmë kërkesat.”

Jasharaj deklaroi se nuk Këshilli i SBAShK dhe të gjitha Këshillet tjera janë në gjendje gatishmërie për të bërë dialog me Qeverinë dhe për të gjetur zgjidhje të dobishme.

Greva e SBAShK-ut ka kohë që ishte paralajmëruar, teksa 1 shtatori, që parashihet të jetë fillim i vitit të ri shkollor, nuk i ka gjetur nxënësit në shkolla.