Jasharaj: Asnjë punëtor i arsimit nuk është i kënaqur me vlerën e koeficientit

  • 07.03.2023
Jasharaj: Asnjë punëtor i arsimit nuk është i kënaqur me vlerën e koeficientit

Sot në mbarë hapësirën shqiptare, nderohet kontributi i mësimdhënësve për arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj.

Ndërkohë, në Kosovë kjo ditë i gjen mësimdhënësit jo edhe aq të kënaqur me kushtet e punës, ndërsa kanë shprehur pakënaqësinë edhe për vlerën e koeficientit të pagave.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën se asnjë punëtor i arsimit që nga çerdhet e deri në arsimin e lartë, nuk janë të kënaqur me vlerën e koeficientit për pagat.


“Pakënaqësi ka, nuk jemi të lumtur me vlerën e koeficientit, jemi deri diku të lumtur me koeficientet si të tillë, sepse e kanë vënë arsimin në një pozitë me të mirë. Kemi vlerësuar se më mirë është ta kemi një ligj që për momentin sjell një ngritje modeste, se sa të ndodhë si herët e kaluara që ligji të kthehet në pikën zero e pastaj të kemi angazhime e përplasje për të pasur një ligj të ri”, tha ai.

Jasharaj, tha se mësimdhënësit ende ballafaqohen me sfida të tjera, ku sipas tij, beteja e radhës do të jetë plotësimi i kushteve të punës për mësimdhënie.

“Kolegët e mi do të vazhdojnë betejën për dije, por në kushte që nuk i ngjasojnë shekullit 21. Shkollat tona janë të bukura nga jashtë, por brenda janë shumë bosh, sepse mungojnë mjetet bashkëkohore të punës. Mësimdhënësit do të ndiheshin më mirë bashkë me nxënësit sikur të kishin mjetet si: laptopë, lidhje me internetin, projektorë, etj, për t’i bërë më interesantë njësitë mësimore, teksa ata ende e zhvillojnë mësimin me shkumës e tabelë, me tekste shkollore që jo rrallë janë kritikuar me arsye e që nuk korrespondojnë me kurrikulat”, tha ai.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kohë më parë pat thënë për Radio Kosovën se me Ligjin e Pagave, është rregulluar për herë të parë situata për sa i përket pagave të mësimdhënësve.

“Kemi paraparë në Ligjin e Pagave dhe rrjedhimisht në Ligj të Buxhetit, për herë të parë edhe rritjen për performansë të mirë të mësimdhënësve, që besoj se do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie, që është në interes edhe të vetë mësimdhënëseve për të realizuar me sukses rritjen në pagë. Nëse e shohim në total, duke pasur parasysh edhe numrin e mësimdhënësve, është një ndër katër kategoritë që kanë pësuar rritjen më domethënëse për sa i përket Ligjit të Pagave”, tha ajo.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë