Ish-ministri gjerman e quan të guximshëm veprimin e Kosovës për Asociacionin

16.05.2024

Ish-ministri gjerman i Punëve të Jashtme dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka komentuar veprimin e fundit të Qeverisë së Kosovës lidhur me
Asociacionin me të cilin është kushtëzuar anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës.

Ish-ministri gjerman e quan të guximshëm veprimin e Kosovës për Asociacionin

Roth e ka quajtur veprim të guximshëm veprimin e Qeverisë të cilët po punojnë në draft-statutin e Asociacionit dhe i cili do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

“Guximi ka rëndësi! Faleminderit miqve tanë në Kosovë! Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është i merituar”, ka shkruar Roth.

Për dallim nga Roth, ambasada gjermane në Kosovë ka thënë se lëvizja e fundit e Qeverisë së Kosovës s’përbën hapin e madh të kërkuar nga Kosova.

“QUINT-i dhe të tjerët kanë theksuar vazhdimisht se Kosova pritet të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm.

Sipas mendimit tonë, dorëzimi i draftstatutit në Gjykatën Kushtetuese përpara mbledhjes së Komitetit të Ministrave do të ishte hap i tillë. Siç tha ambasadori Rohde në postimin e tij në Twitter pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: ‘Kosova tani duhet ta bëjë pjesën e rëndë’. Kjo ende nuk ka ndodhur”, thuhet në përgjigjen e ambasadës për Telegrafin.

https://twitter.com/MiRo_SPD/status/1791016583881490619?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1791016583881490619%7Ctwgr%5E5abe6e608671f307ada5ec1c556abaaa77b7c1c4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fish-ministri-gjerman-e-quan-te-guximshem-veprimin-e-kosoves-per-asociacionin%2F

Etiketat

Ofertat e fundit